Aleanca për Shqiptarët tallet me inteligjencën e votuesit shqiptarë (VIDEO)

Në Aleancën për Shqiptarët nuk ka votues i cili me 17 tetor votën e tij do t’ia jep VMRO-DPMNE-së. Kështu ka deklaruar kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së për komunën e Haraçinës, Naim Sinani në një emision në TV21, shkruan opinionshqip.mk

Marketing

Sinani në këtë mënyrë ka shkelur qëndrimin e kryetarit të tij Ziadin Sela dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë Arben Taravari që partia e tij të bashkëpunojë edhe në rrethin e parë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 tetor.

“Në Aleancën për Shqiptarët nuk ka votues i cili voton për subjekt maqedonas, pra ne atakojmë fitoren por fundja për neve fitore është fitorja e kandidatit shqiptar”, është shprehur Sinani.

Por kështu nuk mendon sekretari i përgjithshëm dhe kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari!

“Nuk na mbetet gjë tjetër përveç që edhe ne të mendojmë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në. Aleanca dhe Alternativa së bashku do të kenë bashkëpunim, në disa komuna në raundin e parë, në disa në raundin e dytë,” ka deklaruar kohë më parë Taravari.

Si duket Aleanca për Shqiptarët po tallet me inteligjencën e votuesit shqiptarë. Ziadin Sela pak kohë më parë kishte deklaruar se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk ka nevojë që t’i kërkojë falje për gjakun e derdhur dhe për tentim vrasjen ndaj tij nga turma në të cilën ishte dhe vet Mickoski me 27 Prill të vitit 2017 gjatë protestave të dhunshme në Kuvend.

BURIMI: opinionshqip.mk