Kreu i opozitës shqiptare vazhdon të rrëshqet gjithnjë e më poshtë me deklaratat e tij të pamatura dhe fyese sidomos ndaj intelegjencës shqiptare që vetëm pse kanë një orientim tjetër politik janë më të ” paaftë” se të tijët , pra nga ata që ndodhen në partinë ” evropiane” të ASH-së shkruan TetovaSot.
Për institucionet, arsimin, shëndetësinë e rrënuar mund të flasin vetëm ata të partisë së Selës , të tjerët që janë në listat e BDI-së duhet të heshtin sipas tij.
Por për Shëndetësinë flet edhe Taravari i partisë së tij , në ndërkohë që partneri i tyre VMRO cfarë nuk thoshte për punën e ish ministrit të ASH-së .A duhet pra Taravari të flet për shëndetësinë të cilën e drejtoi atë?!
Në vijë të kësaj Sela vazhdon me cinizmin e hapur për të ulur dinjitetin kësaj rradhe të mjekëve dhe arsimtarëve që ndodhen në strukturat e BDI-së se kinse atyre u ndalohet në njëfarë mënyre të flasin për shëndetësinë, arsimin e rrënuar etj etj.
“Nuk mund te jesh mjek në listat e BDI-së e të thuash se shëndetesia është rrënuar, nuk mund të jesh arsimtar e të thuash se arsimi është rrënuar e degraduar”…, është shprehur Sela ndër të tjera.
Intelektualët dhe mjekët janë vetëm në ASH .Ata cfarëdo që deklarojnë është dakord .Të gjithë ata që rreshtohen në ASH qoftë edhe nëse kanë bredhur në kushedi në sa parti tjera, janë vlera të mirëfillta, kuadro të përgatitur por Sela harron se ata , shumica janë shkolluar në Universitetet që i formoi BDI-ja.Tetovasot