Sipas disa burimeve tona, edhe pas dy muajve të realizimit të web-faqes të Agjencisë për rini dhe sport, verzioni në gjuhën shqipe, e njejta nuk implementohet, perkundrazi është bllokuar nga drejtori i Agjencisë Naumçe Mojsovski, duke abuzuar me detyrën e tij si drejtor në një institucion publik.
Drejtori i agjencisë për rini dhe sport akuzohet për jo korrektësi dhe jo parimor, duke diskriminuar punonjësit shqiptar dhe projektet që kanë të bëjnë me shqiptarët ose me hapsirat ku shumicë janë shqiptarët. I njëjti avaz po vazhdon edhe me webfaqen në gjuhën shqipe, duke mos patur fuqi që të partizoj dhe të ndërpresë avancimin e Agjencisë dhe të standardizimit të institucionit në përputhje me kornizat e reja ligjore dhe dy gjuhësisë, po tenton që me çdo kusht të bllokojë çdo progres në ARS
Për këtë fenomen, sipas burimeve tona, janë të njoftuar edhe organet më të larta të qeverisë, se persona të tillë që nuk janë të mendimit dhe konceptit për një shoqëri për të gjithë dhe që tentojnë të nxisin urrejtje ndëretnike duhet pa hezituar të largohen nga menaxhimi i institucioneve shtetërore. Si duket, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është marrë asnjë masë për të frenuar kapjen e Agjencisë nga drejtori shovinist Mojsovski, e as që i pengon ky fakt. Ndryshimet arrihen me vullnet të mirë, aty ku nuk ka vullnet nuk mund të ketë zhvillim!