Policia në Kansas ka njoftuar se një kuletë që iu kthye pronarit të saj, ishte e zhdukur që nga fillimi i viteve 1970.
Përmes një postimi në Facebook, Departamenti i Policisë bëri të ditur se një kuletë iu dorëzua departamentit nga një qytetar dhe oficerët gjetën disa artikuj brenda, duke përfshirë një kartë të Sigurimeve Shoqërore dhe patentë shoferin, megjithëse licenca kishte skaduar në 1974.
Më pas policët ishin në gjendje të kontaktonin me pronarin e kuletës, i cili i tha policisë se e kishte humbur atë në fillim të viteve 1970./