Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot nga komuna Mavrovë Rostushe porositi se agjenda e gjelbër është në lëvizje të plotë dhe mbetet prioritet i Qeverisë.
“Agjenda e gjelbër është në lëvizje të plotë. Ajo sjell burime të pastërta të energjisë, investime të reja milionëshe dhe më me rëndësi, e mbron ambientin e jetesës. Pikërisht këtu në Mavrovë Rostushë do të investojmë në vendosjen e rrjetit të kanalizimit me stacionin filtrues në Hanet e Mavrovës. Komunës Mavrovë Rostushë i nevojiten në vazhdimësi politika të mira dhe projekte”, tha Zaev.