Blerim Bexheti: Vazhdojmë të punojmë për standarde më të mira, më të avancuara dhe më cilësore

Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka numëruar projektet që janë prioritete të mandatit të ardhshëm për vazhdimësinë e proceseve të zhvillimit të të gjitha vendbanimet e Sarajit.

Marketing

Kemi punuar jemi angazhuar me te gjitha strukturat jo vetëm ne nivel lokal por edhe qëndror dhe për te githa projektet e mëdha gjithmonë ka qenë përkrahja e liderit të partisë Ali Ahmeti.
Arritëm të kemi ndriçim public në të gjitha vendbanimet e mbyllura, mbetutiant grumbulllohen gati në të gjitha vendbanimet dhe me dy jemi në komunikim që të rrumbullakësohet ky process. Ne arritëm që të bëjmë rrugë në Kopanicë, në Bojanë, arritëm të bëjmë ujësjellës në Svillare të Epërme, kanalizim të tërësishëm në Bukoviç. Jemi në process e sipër të asfaltimit Raoviç-Bukoviç, rrugën deri te parku i Sarajit ku bashkarisht me Ardijan Muçën do ta bëjmë edhe më të mirë, dhe do të kemi vizitorë më shumë.
Arritëm që të investojmë në të gjitha shkollat e komunës së Sarajit, arritëm që edhe këtë sallë ku po mbajmë tubimin ta ndërtojmë në këtë mandat, arritëm të bëjmë edhe sallë tjetër për shkollën ‘Sami Frashëri’.
Në këtë mandate arritëm të realizojmë edhe shumë projekte të tjera në të gjitha lagjet e Sarajit u asfaltuan shumë pjesë të rëndësishme ,të Kondovës si dhe në vendbanimet Krushopek, Gërçec , Svillare e Poshtme .“Duke qëndruar para jush me gatishmërinë e plotë që të vazhdojmë tëpunojmë bashkërisht kërkoj të nderuar qytetarë besimin e juaj nënombrellën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Ali Ahmetit që të vazhdoj të udhëheq me komunën e Sarajit dhe të jeni të sigurtë, ashtu siia dolëm këtë mandat, do t’ia dalim edhe mandatin tjetër dhe komuna jonëpër çdo ditë, për çdo muaj, për çdo vit do të ketë standarde më të mira,më të avancuara dhe më cilësore” – tha mes tjerash në fjalimin e tij Blerim Bexheti.