Zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja Besa në Bogovinë

Sot karavani parazgjedhor i Lëvizjes Besa ndaloi në Komunën e Bogovinës, ku shpalosi ofertën e saj për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Fikret Shabani bartës liste i Lëvizjes Besa për Këshillin komunal në Komunën e Bogovinës tha se gjatë mandatit qeverisës së Lëvizjes Besa do të krijohen kushte më të mira për mirëqenien e shoqërisë dhe ndalimin e migrimit të gjeneratave të reja.
Ndërkaq, Shefi i Shtabit Zgjedhor edhe Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në fjalën e tij ka thënë se me këtë kandidat që ka Lëvizja Besa në Komunën e Bogovinës, fitorja është e sigurtë, duke shtuar se Lëvizja Besa në zgjedhjet e kaluara lokale nuk ka kalkuluar me koalicione dhe i ka dhënë besimin kandidatit të atëhershëm opozitar, Albon Xhemailit, njëherit edhe kandidat akual i koalicionin ASH-AAA, “tani ne po u themi rradha është e juaja, votoni Lëvizjen Besa dhe tregohuni të sinqertë, pasi me kandidatin e Lëvizjes Besa jeta e qytetarëve të komunës së Bogovinës do të jetë më e lehtë dhe më e begatë”.
Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës nga rradhët e Lëvizjes Besa, Fatmir Sabriu në fjalën e tij ka thënë se në Komunën e Bogovinës ka filluar të fryjë një frymë ndryshimi, frymë e Lëvizjes Besa, duke shtuar se ky subjekt gjatë mandatit qeverisës do të ndryshojë politikat e harxhuara me politika dhe politikanë të rinj dhe vizionarë, “do ta ndryshojë korrupcionin me transparencën dhe këtë e ofrojmë ne së bashku me bashkëpunëtorët tanë, që kanë shprehur gatishmëri që të punojnë për një komunë me të mirë dhe më moderne”.
Ndërkaq në fjalën e tij kryetari i Lëvizjes Besa njëherët edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Tetovës, ka thënë se zgjedhja e Fatmirit si kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës vështirë sepse në radhët e Lëvizjes BESA në Bogovinë kishim një grup të madh të anëtarëve tonë, profesionist dhe të ndershëm, të përdëftuar në sferat ku veprojnë.
“Prezenca juaj jo vetëm që na motivon, por na jep përgjegjësi më të madhe. Vërtetë ishte e vështirë të bëhet përzgjedhja e kandidatit për kryetar në komunën tuaj, por edhe e kandidatëve për Listën e Këshilltarëve. Ishte e vështirë sepse në radhët e Lëvizjes BESA në Bogovinë kishim një grup të madh të anëtarëve tonë, profesionist dhe të ndershëm, të përdëftuar në sferat ku veprojnë. Personalisht përshëndeta vendimin e Degës së Bogovinës sepse bëri përzgjedhjen më të mirë, duke u përcaktuar për Fatmirin por edhe për listën e këshilltarëve, ku mbizotëron gjenerata e re e Lëvizjes BESA. Jo vetëm në Bogovinë, por në të gjitha komunat ku jemi paraqitur me kandidatë, ne ju ofrojmë kryetarë të ndershëm, besimtar, të ndërgjegjshëm dhe njerëz të cilët e dinë çfar është përgjegjsia”, ka thënë Kasami.

Marketing

Ai ka shtuar se Lëvizja Besa në këto zgjedhje ofron për qytetarët komuna transparente dhe moderne, duke potencuar se edhe të gjitha temat që kanë ngelur nga mandatet e kaluara dhe premtimet e parealizuara të oponentëve tanë, Lëvizja Besa do t’i bëjë realitet.
“Pa fajin tonë, në këta zgjedhje na janë imponuar disa tema, të cilat ne duhet ti flasim në këta zgjedhje. Edhe pse jemi në shekullin 21, ne ende duhet të meremi me probleme të kanalizimit, furnizimit me ujë, ndriçimit, infrastrukturësvelementare. Para jush zotohemi se këto tema njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllim brenda këtij katërvjeçarit dhe askush mos t’ju lodh më me premtime të tilla. Në zgjedhjet e ardhëshme ne do të merremi me ofertë për problem bashkëkohore. Një segment që ne do të investojmë në maksimum është arsimi. Duke siguruar arsim cilësor ne krijojmë themelin për të ardhmen tonë. Para jush zotohemi se do të angazhohemi për pavarësi të plotë institucionale të arsimit të mesëm dhe fillor”, ka thënë Kasami.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Besa ofron ide dhe projekte konkrete e ambicioze, realiste dhe të forta, për të menaxhuar me komunat, si një shpresë e vetme dhe konkrete për ju bashkëqytetarë, me besimin e madh për t’u bërë shumë shpejt një realite i prekshëm dhe që duhet të vijë.
Duke synuar të gërshetojmë përvojën, energjinë dhe gjakun e ri, jemi kujdesur që përfaqësimi i të rinjëve dhe gjinisë femërore të jetë i kënaqshëm. Të rinjtë janë pasuria më e madhe e jona. Jemi me fat që i kemi, prandaj e kemi detyrim t’i mbështesim ata si garancl e së ardhmes sonë.