Takim me përmasa Europiane në Dizhon (FOTO)

Në lagjen Dizhon të Çairit u organizua takim me përmasa Europiane me gratë e këshillit të Dizhonit
Në këtë takim përveç promovimit të kandidateve të listës për këshilltare të Komunës së Çairit dhe Qyteti të Shkupit temë diskutimi ishte edhe inkuadrimi, kurajën dhe kyqjen e grave në politik në të gjitha sferat e mundshme, gjithashtu dhe Agjendën e Blertë si një motivim i ri.

Marketing

Në këtë takim i cili u kthye në debat interaktiv dhe konstruktiv ku morën pjesë kryetarja e Forumit të gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim Mukadese Hajdari, deputetja Merita Koxhaxhiku, kryetarja e Forumit të gruas të BDI-së dega Çair, Amella Cana, shefja e shtabit të forumit të gruas Çair Lejla Emrullai. Gjithashtu këtë eveniment madhështorë e nderuan, përfaqësuese e veteraneve të arsimit të komunës së Çairit, përfaqësuese norvegjeze e shoqatës së grave dhe zonjat e nderuara të Lagjes së Dizhonit.

I gjithë ky takim u organizua nën koordinim të nënkryetares së këshillit vendor Fatime Koka, njëkohësisht edhe anëtare e forumit të gruas së BDI-së Çair.