Spanja përballë Francës/ Sonte finalja e NATIONS LEAGUE 2021

Luhet sot në mbrëmje finalja e nations leagiue të këtij viti ku përballë do të jetë Spanja me Francën.

Marketing

Sfida do të luhet në San Siro dhe ndonëse ky trofe nuk ka peshën e një botërori apo evropiani, të dyja skuadrat do të kërkojnë të ta fitojnë atë.

Franca vjen në këtë ndeshje pas një fitore dramatike në gjysmëfinale me Belgjikën 3-2, një sfidë që e pa të humbur në pjesën e parë 0-2, për ta përmbysur në 45 minutat e dyta me 3 golat e shënuar.

Një fitore e mundshme e finales së mbrëmjes së sotme do të largonte përfundimisht shijen e hidhur të eliminimit nga Zvicra në Evropianin e kësaj vere te Franca. Sytë edhe këtë radhë do të jenë te Kylian Mbappe që ndaj Belgjikës bëri shumë mirë.

Por përballë Francës do të jetë Spanja, e vetmja që i hapi probleme Italisë në evropian, ndërkohë që në këtë kompeticion e mundi 2-1 duke treguar një nivel shumë të lartë loje dhe duke i dominuar Të Kaltrit.

Spanja e Luis Enriques është e mbushur me shumë futbollistë të rinj një pjesë e të cilëve nuk kanë mbushur ende 18 vjec siç është rasti i Gavit.

Ky i fundit që në debutimin e tij me La rojan hyri në fushë si titullar ndaj iItalisë tregoi një maturi të jashtëzakonshme për një futbollist të moshës së tij. por te Spanja nuk ishte vetëm Gavi, la përshtypje shumë të mira edhe 18 vjeçari i Villarrealit, ndërkohë që heroi i iberikëve u bë Ferran Torres me dy golat e tij.

E gjithë kjo tregon se përfaqësuesja spanjolle e ka të ardhmen të siguruar, gjë që mund të konfirmohet që këtë të diel nëse këta djem të rinj do të mund të ngrenë trofeun e Nations League.