Arrestohet një person për sulm fizik

Dje në orën 15:40 minuta, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 21-vjeçaren S.D. nga një fshat i Tetovës, e cila rreth orës 12:30 të njëjtën ditë në shtëpinë e tyre familjare, e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 57-vjeçare.

Marketing

Sipas denoncimit e njëjta gjatë sulmit kishte përdorur edhe mjet të fortë, ku ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive shtëpiake.

S.D. është ndalua në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër saj do të npërgaditet parashtresë përkatëse.