Shaqiri: Maqedonia e Veriut lider në rajon në procesin e digjitalizimit

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Dr.Jeton Shaqiri po merr pjesë në Samitin digjital në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC) në Podgoricë.
Kjo është vizita e dytë e ministrit Shaqiri në Podgoricë në katër muajt e fundit – pas takimit të qershorit, ku filloi e zbatimi i roamingut falas në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedoninë e Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
“Jemi përsëri këtu në Podgoricë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal brenda Procesit të Berlinit, me qëllim dinamizimin e mëtejshëm të digjitalizimit në sektorin publik. Tani është momenti që e arritëm me shumë përpjekje – më shumë projekte në vendin tonë, të cilat lirisht mund të them se tashmë po na bën lider në rajon në procesin e digjitalizimit”, ka theksuar ministri i MSHIA, Dr.Jeton Shaqiri para të pranishmëve në këtë Samit.
Ministri Shаqiri me kolegët ministra të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6) në këtë Samit trajtuan dinamizimin e mëtejshëm të aktiviteteve me qëllim të implementimit të identitetit digjital dhe shkëmbimin e të dhënave, si një nga liritë themelore tanimë të kohës së sotme.
“Shkëmbimi i të dhënave është po aq i rëndësishëm sa edhe lëvizja e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Identiteti digjital do të mundësojë çdo qytetar të ketë gjitha shërbimet nga institucione publike, kompani private, banka, operatorë të ndryshëm ekonomik t’i kenë pranë duarve të veta në çdo kohë, ashtu siç i kemi telefonat smart pranë duarve në çdo kohë. Identiteti digjital në bashkëpunim me shtetet e rajonit dhe pastaj me shtetet e BE, do të mundësojë qytetarët tanë të jenë qytetarë evropian në plotkuptimin e fjalës – gjitha shërbimet t’i fitojnë jo vetëm nga institucionet tona, por edhe nga institucionet dhe operatorët ekonomik në këto shtete”, ka theksuar Shaqiri.
MSHIA dhe unë si ministër, ka shtuar ai, këmbëngulim që deri në fund të vitit 2021 të kemi miratuar një ligj që do të krijojë Agjencinë për Digjitalizim, një institucion qendror që do të bashkohet në një vend – infrastruktura e rrjetit publik, qendra e të dhënave shtetërore, të gjitha shërbimet elektronike të organet shtetërore administrata, mbi 1000 në numër.
“Kështu, nuk do të ketë shërbim të cilin e ofron ndonjë institucion që nuk mund të merret në mënyrë elektronike. Kjo vlen për të gjitha shërbimet për qytetarët, por edhe për bizneset. Kjo do të thotë qytetarë më të lumtur, një klimë më të mirë investimi, vende të reja pune, rritje të transparencës dhe një luftë të drejtpërdrejtë kundër korrupsionit. Kjo nuk është gjë e vogël!”, nënvizoi Shaqiri.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme MSHIA me Ministrinë e Financave, dhe pas një përfundimi të mëparshëm të qeverisë, me kërkesën ministrit Shaqiri, u dakorduam për propozim buxhetin e MSHIA për vitin 2022 i cili do të rrisë investimet në transformimin digjital me rreth 500%, me çka përdorimi i letrës do t’i përkasë së kaluarës. Shoqëria jonë do të jetë digjitale, kurse ambienti jetësor i gjelbër.

Marketing