Tensionet kanë shoqëruar këtë mbrëmje protestat kundër pasaportës së gjelbër në Milano, ku grupe anarkistësh kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, bën me dije agjencia Ansa.
Në qendër, në rrugen Borgogna, kishte dy barriera penguese që nuk i lejuan protestuesit të përparonin.
Disa prej tyre janë goditur me shkopinj nga policia, por nuk raportohen të lënduar. Autoritetet bëjnë me dije, se për momentin një person është arrestuar për rezistencë, dhe se 4 janë ndaluar./