Qytetarët po vazhdojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.
E një i moshuar nga komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur për T7 se sot ka votuar dy kandidatë ku përveç dy kandidatëve ka votuar edhe edhe veten.
“Unë i kam votu tre kandidatë, veten edhe dy aty që janë kanë. Pres me u ba mirë”, tha 88-vjeçari.
Ai tha se nuk e di se çfarë i mungon kryeqytetit, por tha se ka dëshirë që kryeqyteti të përparojë.
“Që 73 vjet, kurrë ma i disponum ma i gzum se sot nuk kam qenë. Me u mundu me ec edhe me dalë me votu. Çka i mungon Prishtinës nuk muj me ditë se nuk dalë kurrë. Unë veç kam qef me dëgju edhe me pa mirë edhe cka duhet me rrregullu nuk e di, kam qejf me përparu Prishtina ky popull, me dalë para popujve tjerë me tregu veten si popull i mençëm dhe i kulturuar. Kalofshi mirë pa incidente, se këto votime janë krejt për popullin shqiptar”, ka thënë 88-vjeçari duke iu dridhur zëri.