Në fshatin Zajaz të Kërçovës, ka votuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Në prononcimin e tij para mediave, Ahmeti ka thënë se shpreson që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, sepse të gjithë ne kemi investuar për standarte të mirëfillta.
“Shpresoj që këto zgjedhje të përfundojnë me sukses dhe me një proces të pranueshëm nga të gjitha palët që marrin pjesë në këtë garë zgjedhore”, deklaroi Ahmeti.
Lideri i BDI-së u apeloi qytetarëve që të përcaktohen lirshëm për programet më të mira dhe platformat që ofrojnë perspektivë zhvillimore.