



Një trekëndësh dashurie në Illionis, SHBA pati një zhvillim tragjik pasi një grua qëlloi për vdekje një burrë kur ai dhe e dashura e tij refuzuan ta puthnin. Policia raporton se Claudia Resendiz-Florez, 28 vjeç, kishte kërkuar nga James P Jones, dhe e dashura e tij një puthje, por ata të dy refuzuan në mënyrë të përsëritur.
Kjo duket se e ka zemëruar gruan e cila, duke e ditur se ku Jones mbante një armë, e mori atë dhe e kërcënoi. E dashura e Jones telefonoi autoritetet që mbërritën në vendin e krimit dhe gjetën armën.
Sipas departamentit të policisë Rolling Meadows, ajo akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që të kenë pasur një lidhje me njëri -tjetrin, qoftë gjatë incidentit ose në të kaluarën.