



Pas një kohe të gjatë, gjatë ditës të zgjedhjeve, kishim mundësi nëpër ekranet televizive të shohim kthimin në skenë të analistëve të njohur, analistë që njihen si mbështetës të VMRO-së dhe analistë që kanë njollosur shqiptarët ndër vite kudo që ju është dhënë mundësia.
Një ndër ata analist është edhe gazetari Llatas i cili njihet si bashkëpunëtorë I ngushtë i VMRO-së antishqipëtare të Nikolla Gruevskit.
Në kolumnëv e tij të rradhës Llatas pas asnjë mëdyshje i quan votat shqipëtare si “vota kriminele” dhe “vota të narkodilerëve”. Ja cka ka shkruar ai në kolumnën e tij për webfaqen Republika.
“Petre Shilegov, modeli i trafikantëve të drogës, hyn në raundin e dytë me 6,000 vota më pak se Danela Arsovska. Nëse nuk do të ishin trafikantët e tij të drogës, ai do të kishte humbur nga Danela në raundin e parë. Ja ku fitoi Petre Shilegov më shumë vota se Danela Arsovska: +6,000 vota për të në Saraj, +7,500 në Çair, +2,000 në Shutkë… Fat që, Haraçina nuk voton për Shkupin pasiqë ky është rrethi i drogës që mbrohet nga qeveria e LSDM -së dhe BDI -së për të dhënë vota.”
Shtrohet pyetja, a mendon Llatas njejtë edhe për shqiptarët e këtyre lagjeve të cilët ja dhanë votën Danella Arsovskës, ose të njejtin i konsideron si “dobri shiptari”?
Në linkun më poshtë e keni kolumnën e tërë e postuar në webfaqen e republikës.
