Osmani: Shkupi me Shilegovin po bëhet qytet më i sigurt, më i qëndrueshëm dhe më progresiv

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i dha mbështetje personale dhe partiake Kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, duke i dhënë atij mirënjohje për ndërtimin e një qyteti multikulturor:

Marketing

“Ajo që ne e konsiderojmë si dicka shumë të rëndësishme është vazhdimësia e projekteve dhe zhvillimi i qytetit të Shkupit në tërësi, zhvillim ky i cili u inicua nga kryetari aktual i Shkupit, Petre Shilegov. Dua të theksoj se në katër vitet e fundit Shkupi ka ndryshuar thelbësisht.

Shkupi sot është një qytet që pa dyshim tregon se kujdeset në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e tij; Këto katër vite kemi pare se prioritet mund të jenë edhe zonat ku ka shumica e qytetarëve janë shqiptar: Katër vitet e fundit kemi pare edhe zhvillim të zonave të qytetit që deri tani kanë qenë të neglizhuara padrejtësisht; Në fund të fundit, në katër vitet e fundit kemi parë se çfarë do të thotë të ndërtosh një qytet multikulturor, me respekt për diversitetin gjuhësor, respekt për arsimin në gjuhën amtare, dhe qytet tek I cili ndërtohet besimi tek të gjithë qytetarët.

Shqiptarët e respektojnë këtë gjë dhe kjo është arsyeja pse ata u kthyen me besim në raundin e parë. Pres që ky besim të përsëritet edhe në raundin e dytë, prandaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia partiake, që të mbështesin fuqishëm kryetarin Petre Shilegov, mbështetje kjo e cila do të jetë garancia më e madhe për vazhdimësinë e projekteve në zonat ku Shqiptaret.

Mendoj se kjo është e rëndësishme edhe për të gjithë qytetarët e shkupit, si për maqedonasit, ashtu edhe për romët, turqit, serbët, boshnjakët, etj. Krijimi i urave të komunikimit dhe besimi mes bashkësive etnike e bën Shkupin një qytet më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më përparimtar. Shkupi thjesht po bëhet një qytet më i bukur për të gjithë qytetarët, dhe për këtë arsye është e drejtë që të mbështetet Petre Shilegov për një mandat tjetër si kryetar i Shkupit.”

Osmani shpjegon se thirrja e tij për të votuar Shilegovin nuk ka të bëjë me marrëveshje politike por është çështje vlerash, vlera të cilat janë garanci për një qytet më të bukur dhe më progresiv.