Ganiu: Premtojmë dhe realizojmë, ekipet mobile për pastrim në çdo lagje të Çairit

Mirëmbajtja dhe pastërtia e rrugëve të Komunës së Çairit ka qenë dhe mbetet prioritet ynë kryesor. Por, duke tentuar që gjithmonë ta bëjmë më të mirën për banorët e Çairit kemi paraparë ekipe mobile për çdo lagje tonën. Dhe pa humbur kohë sot aksionet e këtyre ekipeve i filluam edhe në praktikë. Këto ekipe do të kujdesen jo vetëm për pastrimin e rrugëve kryesore, por të çdo cepi të Çairit, nëpër secilën lagje. Kreu i Çairit, Visar Ganiu me këtë rast ka deklaruar se ky është një zotim i Programit 2021-2025 të cilin pa humbur kohë e filluam ta zbatojmë në praktikë.

Marketing

“Kemi filluar me zbatimin e Programit 2021 – 2025 pa humbur kohë. Sot filluam me pastrimin e rrugëve të Çairit duke angazhuar ekipet mobile. Këto ekipe mobile do të angazhohen për çdo lagje dhe do të kujdesen për pastërtinë e rrugëve tona. Këtë e premtuam dhe këtë filluam të realizojmë”, ka thënë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.