Koalicioni parazgjedhor ASH dhe Alternativa me VMRO-DPMNE që solli 4.500 vota për Arben Taravarin, do të merr përgjigje në Gostivar, shkruan opinionshqip.live
Redaksia jonë mëson që BDI do të zyrtarizon koalicionin me LSDM e cila në zgjedhjet lokale për Këshillin Komunal fitoi 2.958 vota.
Llogaritur votat e LSDM, Nevzat Bejta i cili i vetëm arriti të merr 13.190 vota në raundin e dytë do të përmbysë rezultatin duke fituar 16.148 vota.
Arben Taravari në koalicion me VMRO-DPMNE arriti maksimumin e votave në rreth të parë me 15.724 vota. Koalicioni me LSDM, Nevzat Bejtën do ta nxjerr në epërsi me mbi 400 vota.
Të njejtat burime shprehin kënaqësi pasi marrëveshja është për të përkrah programin e BDI në të mirë të qytetarëve të Gostivarit, kundrejt koalicionit të panatyrshëm ASH-VMRO DPMNE, që u krijuar për interesa personale.
Për mos t’i lënë asgjë rastit dhe për të konfirmuar fitoren bindëse me 31 tetor, siç mësojmë nga BDI dega në Gostivar, këto ditë do të konkretizohen marrëveshje bashkëpunimi edhe me të paktën dy subjekte politike.
Burimi: opinionshqip.live