Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se punimet për ndërtimin e Xhamisë së re në lagjen Fushë Tophanë po vazhdojnë me intensitetin më të madh. Dhe kjo Xhami tanimë po merr një pamje të mrekullueshme.
‘Sot edhe personalisht isha në terren për të parë se si po zhvillohen punimet për ndërtimin e kësaj Xhamie, realizimin e të cilave punime po i kryen Kompania e ndërtimit Begi Construction, Shkup. Me këtë rast edhe punëtorëve u urova punë të mbarë dhe bashkë me ta i pamë nga afër të gjitha pjesët e Xhamisë që janë ndërtuar deri më tani dhe më sqaruan se do të vazhdojnë me një dinamikë të përshpejtuar të punës.
Xhamia në Lagjen Fushë Tophanë është më e madhja në vend dhe njëherit do të ndërtohet në formën e një Kompleksi islam, ku do të ketë edhe Qendër Kulturore-thotë Ganiu