Luana Vjollca është njëra ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.
Moderatorja kohëve të fundit ka qëndruar më e heshtur nga se jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Kjo ka pasur një arsyje të fortë, shkruan “Kosovarja”.
Luana ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e televizionit “Top Channel”, por kjo do e sjellë atë akoma më të fortë në paraqitjen e radhës.
Këtë e ka thënë edhe vet ajo, ku ka treguar se shumë shpejt do të vi me plane të reja dhe me një emision tërësisht të vetin.
Detaje të tjera në lidhje me këtë nuk ka dhënë, por që ajo do të vi më e fortë se kurrë kjo është bërë e ditur.
Ndërkaq Luana vazhdimisht ka treguar se vdes për udhëtimet.
Distinacioni i saj i radhës është Milan, Italy.
Ajo ka vendosur që kësaj here ky vend të jetë vendi i saj për pushime.