“Emblema e lirisë”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip dhe me interpretim të shkëlqyer nga artisti Ilir Shaqiri.
Me këtë rast nuk ka munguar as urimi i mikut të tij, tenorit dhe njëherit Drejtor i Ansamblit Nacional në RMV Shkodran Tolaj, i cili në llogarinë e tij sociale në Facebook ka shkruar: Faleminderit për këtë kryevepër.
Ilir mik!
Të përgëzoj që mbi 4 dekada nuk u dorëzove kurr dhe i qëndrove besnik këngës patriotike! Me zërin tënd emblema e UÇK – së do jetojë ndër breza të tërë! Naim Gjoshi- maestro e mik i rrallë! Mbetesh i pakopjueshëm në çdo notë! Iu përgëzoj nga zemra për këtë projekt kaq kombëtar e artistik! Ndjehem krenar që jetoj në epokën e artit tuaj!