Aleancën e shkatërroi VMRO-DPMNE, radhën e ka BESA

VMRO-DPMNE përmes kandidatëve të përbashkët për kryetar të komunave në këto zgjedhje lokale me Aleancën për Shqiptarët gjunjëzoi Ziadin Selën dhe partnerin e tij më të vogël Alternativën e Afrim Gashit, shkruan opinionshqip.live

Marketing

Gjatë fushatës zgjedhore ku u prezantuan kandidatët e përbashkët, Hristijan Mickosi asnjëherë nuk e pa të arsyeshme të përdorë gjuhën shqipe, qoftë të thotë edhe një fjalë të vetme duke detyruar kështu partnerin e tij Ziadin Sela të shkel me dy këmbë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Mickoski ia doli të shkatërroj Aleancën dhe Alternativën, i poshtëroi para shqiptarëve duke i detyruar të qëndrojnë gatitu para himnit të VMRO-DPMNE-së.

Tash si duket radhën e ka Lëvizja BESA që të bëj “koalicion” me VMRO-DPMNE-në dhe të pësoj të njëjtin fat sikurse Aleanca e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit. opinionshqip.live