A do tu garantojë siguri shqiptarëve Taravari nëse kthehet në pushtet VMRO?

Shkruan: TetovaSot

Marketing

Ali Ahmeti e tha qartë se nuk duhet të lejohet që Gostivari të fitohet përmes VMRO-së. Ai di më shumë se çdokush tjetër për këtë edhe për rreziqet që pasojnë pas kësaj.

Rreziku që një parti nacionaliste të rikthehet në pushtet është shumë i madh sepse shqiptarët kanë qenë gjithnjë shënjestra e tyre. Në kryeqendër rrethi i parë u dha forcë dhe akoma dëgjohen këngë nacionaliste ” Shkupi është qytet i VMRO-së” .
Kjo është qind për qind fyese, me tendenca etnike por që vetëm veshi i Taravarit nuk e dëgjon.
Arben Taravari e solli VMRO-në me çdo kusht në zonat shqiptare .Ai natyrisht se di më shumë se secili përse po ndodhë kjo. Në emër të kujt ideali shqiptarë dhe çmimi ai po sjellë vërdallë Mickovskin ta studiojë territorin shqiptarë ?!
Këtë përsëri e di vetëm Taravari.
Po, ai hesht dhe në fakt ai nuk përfaqëson shqiptarët. Përfaqëson edhe pak ditë vetëm një qytet për të cilin po bën luftë që ta mbajë .
Vetë Mickovski më të përshtatshëm se ai nuk mund të gjejë dot. Madje po ashtu vetë kreu i VMRO-së nuk është se ka aleatë tjerë tek shqiptarët.

Por, po ashtu shqiptarët e dinë kush është VMRO, përveç Taravarit që mund të jetë i përkëdheluri i tyre. Mund edhe ta mbrojnë atë. Ti japin poste të larta nëse vjen në Qeveri.
Por, ajo që është e tmerrshme për shqiptarët, ka të bëjë me faktin, a garanton Taravari sigurinë e tyre nëse VMRO vjen në pushtet ? A garanton Taravari se nuk do të përgjaken shqiptarët nëpër autobusë, stadiume futbolli, nga kthimi i njësiteve të frikshme Alfa , nga skenarët e tmerrshëm që mbushën burgjet dhe i shndërruan shqiptarët në eksperimente?
Taravari duhet tua thotë në sy gjithë shqiptarëve sepse nesër përgjegjësia do bie mbi të, në kthimin e një regjimi të ri që sekretari i Aleancës po e shpërlan nga e kaluara.