Sonte në revistën debativ “Click Plus” në TV21, i ftuar është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai thotë se koalicioni ka treguar rezultat të mirë në këto zgjedhje.
“Mendoj se ky rezultat është pozitiv. Kjo tregon se qytetarët votojnë për rrugën evropiane të udhëhequr nga kjo Qeveri. Merrni votat e partive në koalicionin qeverisës, kanë mbi 100 mijë vota më shumë se të tjerat. Është mirë që me këtë rezultat shmangim tensionet ndëretnike dhe destabilizimin”, tha Thaçi.
Ai shton se qeveria e udhëhequr nga LSDM duhet të ecë përpara.