Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, nga 15 nëntori 2021 për hyrje në çdo lloj objekti të hapur apo të mbyllur do të nevojitet certifikatë apo vërtetim për vaksinim kundër Covid-19 me dy doza, gjegjësisht për imunizim të plot ndaj Covid-19, ose vërtetim që keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit.
Vendimi vlen për hyrje në të gjitha llojet e objekteve gastronomike (Kafene, restorante, bare, klube të natës, hotele, pompa të benzinë, kazino, sallone për ahengje) si dhe për pjesëmarrje në organizime ( koncerte, seminare, trajnime, kurse, mbledhje, konferenca, ngjarje sportive dhe kulturore).