Edhe tre ditë fushatë për rrethin e dytë të zgjedhjeve

epa09528387 A young girl cheeks the ballots at the polling station in Skopje, Republic of North Macedonia, 17 October 2021. 1,824,864 citizens have the right to vote. For the first time in these elections, the identity of the voters will be checked with devices for biometric identification of the fingerprint. Before you can exercise your voting right, your fingerprint will first have to match that of the database inserted in the identification device. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Tre ditë para përfundimit të fushatës para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, përforcohen aktivitetet dhe takimet e kandidatëve në zgjedhje me qytetarët, por nuk ndalen edhe akuzat e ndërsjella të oponentëve. Kandidatët e prezantuan programin para qytetarëve me premtime për jetë më të mirë në komuna, por në të njëjtën kohë edhe mbrëmë nuk u ndalën akuzat e ndërsjella për presion ndaj votuesve.

Marketing

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta në tubimin parazgjedhor me banorët e lagjes Dutllok e prezantoi programin në të cilin janë parashikuar disa punë më të mëdha. Bejta paralajmëroi se për një mandat do të ndërtohet ura e re e katërt e lumit Vardar, rikonstruimi dhe rregullimi modern i parkut të madh dhe terren i ri për sporte të vogla.

Ai kandidimin e tij para qytetarëve e arsyetoi me fjalët se e don Gostivarin dhe se e di çka i nevojitet popullit dhe si të bëhet kjo.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Kumanova sërish bëri thirrje në bashkim, kumanovarët e bashkuar ta ruajnë frymën socialdemokrate, progresivitetin dhe përparimin. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sërish, në mitingun në lagjen Lisiçe, porositi se fitorja është e arritshme dhe se mungon vetëm edhe një hap i madh më 31 tetor.Zaev tha se Qeveria si asnjëherë më parë ka investuar në Kumanovë, 220 milion euro në rrugë, rikonstruim të sallave sportive, zonë industriale, ujësjellës, kanalizim, kthim të borxheve të komunës.Këtë pushtet theksoi Mickoski e pret mposhtje dhe u bëri thirrje qaytetarëve të tregojnë se ndryshimet janë të mundshme.Të dy kundërkandidatët për Shkupin, Petre Shilegov dhe Danella Arsovska me premtime për jetë më të mirë për shkupjanët, por edhe me akuza të ndërsjella.

Të gjitha projektet që i ofrojmë në program janë llogaritur me saktësi dhe janë në korniza të mundësisë buxhetore që i ka Qyteti i Shkupit, deklaroi mbrëmë kryetari aktual dhe kandidat i LSDM-së për kryetar komune të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Në të gjithë konceptin theksoi Shilegov, të rëndësishëm janë shkupjanët. Mënyra në të cilën funksiononte qyteti në katër vitet e fundit ëshë t’i vendosim njerëzit para politikës. Ideja është shkupjanët t’i pyesim për çdo çështje të rëndësishme. Unë jam njeri i cili është i përgatitur të fuqizojë veten dhe Këshillin por edhe t’i pyesim qytetarët, tha ai.

Arsovska, u porositi shkupjanëve se koha e premtimeve pa realizime ka përfunduar dhe se, tha, koha është njerëzit e vërtetë të cilët kujdesen për qytetin, të fitojnë shansë, të tregojnë se Shkupi mund të jetë vend i bukur për jetesë ashtu siç meriton çdo qytetar.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet të dielën më 31 tetor të vitit 2021, do të votohet në gjithsej 44 komuna, ndërsa votim nuk do të ketë në Mavrovë-Rostushe dhe Qendër Zhupë, sepse nuk ishte plotësuar cenzusi ligjor i votimit të dalin së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore. KSHZ e lajmëroi Qeverinë, ndërsa pastaj në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale do të organizohet përsëritje e votimit