Në rrjetet sociale është bërë virale një mesazh që qarkullon mes anëtarëve të VRMO-DPMNE. Mesazhi bënë thirrje për votim të Taravarit por ajo që bie në sy është ofendimi ndaj liderit të BDI, Ali Ahmeti, shkruan tokasot.com
“Ftohet e gjithë anëtarësia jonë që të dielën të dilet në votime dhe të votohet shoku jonë, Arben Taravari. Vota për Taravarin është votë për ta rrëzuar terroristin Ali Ahmeti. Nëse je patriot dhe e do VMRO-DPMNE dhe Maqedoninë me zemër, mos e le pa votuar, qëndron në tekst.
Siç duket sulmet e liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski dhe Arben Taravarit ndaj ish drejtuesit të UÇK, Ali Ahmeti kanë zbritur te anëtarët e VMRO-DPMNE për të shërbyer si motiv për veprim kundër komandantit të UÇK.
Burimi: tokasot.com