Një 25-vjeçare nga Gramshi ka rrëfyer sot historinë e trishtë të jetës së saj, pasi për të mbijetuar prostituon në hyrje të qytetit të Elbasanit.
E reja u martua dhe solli në jetë dy djem. Sot është me statusin e divorcuar, ndërsa si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, por dhe si pasojë e braktisjes nga institucionet kombëtare dhe vendore, detyrohet të prostituojë për të rritur dy fëmijët.
“Në radhë të parë gjendja e rëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri”, tha ajo për abcnews. “Fitoj 70-80 mijë lekë në natë”-vijon 25-vjeçarja rrëfimin e saj.
Më tej ajo tregon vështirësitë e jetës në rrugë. “Edhe më kanë dhunuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqij”.
Rolanda siç vendosi ta quajmë, shitjen e trupit e paragjykon dhe vetë. “Shumë, shumë e ofenduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë”.
Dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re, por bashkëshorti nuk i jep prokurën për tu larguar.
“Ai nuk më jep prokurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një prokurë nëse burri s’ta jep”.