



Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka vazhduar formën pozitive.
Arsenali ka arritur të mposht Leicterin me rezultat të pastër 0-2.
“Gunners” që nga fillimi ishin më kërkues duke arritur të realizojnë gol në min e 5′ përmes Gabriel.
Nuk vonoi shuëm dhe mysafirët gjetën golin e dytë, kësaj radhe ishte Emile Smith Rowe që shënoi në min e 18′ për 0-2.
Në vazhdim Leicesteri morri iniciativën e lojës, por pa arritur të realizojë ndonjë gol dhe kësisojë ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-2.
Pjesa e dytë pothuajse në tërësi u takoi vendasve që tentonin të riktheheshin në lojë, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht rasteve të shumta asesi nuk arritën të tundit rrjetën e Aaron Ramsdale që zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë për të mbajtur portën e pastërt.
Me këtë fitore, Arsenali ngritet në koutën e 17 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Leicesteri mbetet me 14 pikë në vendin e 10-të.