Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut është temë kryesore në edicionet e shtypura dhe mediat elektronike në Bullgari, njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja.
Tema me zgjedhjet lokale pas së cilave vijoi dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u njoftua në të gjitha mediat, pa u komentuar.
Gazeta bullgare “Dnevnik”, pas informacionit se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga funskioni i kryeministrit, theskon citimin e Zevit, para disa ditësh, që pas fitores së VMRO-DPMNE qëndrojnë forca të jashtme.
Gazeta “24 çasa” njofton se Danella Arsovska e cila u “shpall” bullgare, është kryetare e Qytetit të Shkupit, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje.
“BNT” njofton se nga fletëvotimet e numëruara nga KSHZ në Maqedoni të Veriut, kandidatët e opozitares VMRO-DPMNE kanë triumf të madh ndaj kandidatëve të LSDM-së të kryeministrit Zoran Zaev, dhe se partia e Ali Ahmetit ka humbur Tetovën dhe Gostivarin.
Në të njëjtën temë shkruan edhe gazeta “SEGA” duke informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, derisa edhe radio kombëtare “BNR” informon për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend, që përfunduan dje.