Kryeministri Zoran Zaev I cili u dorëhoq pas humbjes në zgjedhjet lokale, nuk do të udhëtojë për në Beograd më 3 dhe 4 Nëntor, në takimin e nismës “Ballkani i Hapur’ ashtu sic ishte planifikuar paraprakisht.
TANJUG-u serb njofton se nga Kabineti I Kryeministrit në dorëheqje kanë konfirmuar se Zaevi nuk do të jetë në Beograd, sic thuhet duke marrë paraysh situatën politike në vend. Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet në Beograd, por përfaqësuesi politik do të caktohet sot ose nesër.
Fillimisht ishte planifikuar që Kryeministrat e RMV-së dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, ta vizitojnë Serbinë më 3 dhe 4 Nëntor, në takimin me rastin e nismës “Ballkani i Hapur”.
Presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, I cili qëndron në Glasgou në Samitin për Klimën, është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me Presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski.
“Mbështetje e fuqishme për “Ballkanin e Hapur”. Ta mbajmë ose ta anulojmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh situatën në Shkup” – ka shkruar Vuçiq në Instagramin e tij zyrtar, duke publikuar fotografi nga Glasgou, para Samitin për Klimën.