Për Visar Ganiun ska pushim!?

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu i cili mori edhe njl mandat nga çairasit për të udhëhequr me këtë komunë, ka vazhduar aktivitetet. Ditën e sotme filloi rikonstruimi i infrastrikturës nëntokësore të rrugës Strumiçka me katër krahët, me vlerë investuese 4.6 milion denarë.

Marketing

Ja postimi i plotë:

Një javë e filluar mbarë! Dita e sotme na gjeti në terren bashkë me ekipet e punës. Kësisoj në rrugën Strumiçka – krahët 4, 5, 6 dhe 7, filluan punimet për rikonstruimin e kanalizimit atmosferik me gjatësi prej 230 metrash dhe kanalizimit të ujërave të zeza me gjatësi prej 235 metrash. Ndërsa, vlera e këtij investimi është 4.600.000,00 denarë.

Personalisht vëzhgova fillimin e punimeve dhe me këtë rast vura në dukje se edhe në pjesë të tjera të Komunës së Çairit po punojmë me një dinamikë të përshpejtuar për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore, që është tejet e rëndësishme për banorët e lagjeve tona.
Çairasit dhe Çairi meritojnë më të mirën, andaj investimet do t’i vazhdojmë në të gjitha fushat në territorin e Komunës sonë.