Dorëheqja e Zaevit, ky është vlerësimi i Ali Ahmetit

Lideri i BDi-së Ali Ahmeti nuk pajtohet me vendimin e Zoran Zaevit për të tërhequr. Ai në një intervistë për TV21 tha se ka pasur një bisedë të tensionuar mbrëmë me Zaevin ,me çka ia ka bërë me dije se nuk pajtohet me lëvizjet e tij.

Marketing

Kam pasur bisedë goxha të tensionuar mbrëmë me Zaevin, që nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që i ka bërë me tërheqjen e tij nga partia dhe nga kreu i Qeverisë. Ja kam bërë me dije pozicionet e forta të BDI-së. Këto janë zgjedhje lokale, ne para 1 viti kemi fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ne kemi fituar mandat për të drejtuar politikat e shtetit. Kështu që edhe sot kam pasur sërish bisedë me Zaevin me çka i kam thënë se nuk mund të bëjmë kompromise me çështje madhore, që ai të bëjë tërheqje. Të shqyrtohet në partin e tij ky vendim që për mendim timin është i paarsyeshëm dhe i ngutshëm”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.