Grubi: Shtetit i duhet stabilitet, dorëheqja e Zaevit ishte e përshpejtuar

Partnerët e koalicionit qëveritarë sot edhe njëherë konfirmuan se
shumica parlamentare është stabile dhe u zotuan për vazhdimin e
programit qeveritar dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Marketing

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili bashkë me përfaqësues të
BDI-së Fatmir Besimi dhe Bujar Osmani, në takim me përfaqësuesit e
partive të shumicës parlamentare, theksoi se janë dakorduar për
vazhdimin e politikave qeveritare.

“Në mungesë të z. Ali Ahmeti që ndaloi në Kërçovë për të festuar bashkë
me mërgimtarët fitoren e madhe të BDI-së në Kërçovë, bashkë me ministrin
e jashtëm Osmani dhe ministrin e financave Besimi morrëm pjesë në
takimin e përbashkët të partnerëve të koalicionit qeveritar. Të gjithë
bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për
programin e Qeverisë dhe vazhdueshmërinë e politikave qeveritare në
veçanti në aspektin e integrimit europian, aspektin e reformave,
aspektin e sigurisë dhe siguruam kryeministrin Zaev, ne dhe partnerët
tjerë të koalicionit që jemi njëzëri në mbështetje të politikave
qeveritare”, theksoi Grubi.