Menduh Thaçi sot para takimit me kryeministrit në ikje, Zoran Zaev, para gazetarëve deklaroi se nuk pret diçka dramatike por se do të bisedohet për dorëheqjen e vet Zaevit.
Thaçi potencoi se situata nuk do të ndryshojë dhe se gjendja do të kthehet aty ku ishte para 3 javëve.
“Arsyeja gjenerale është se po i mohohet legjitimiteti i kryeministrit. Kryetarit LSDM-së është diçka tjetër. Po ta analizojmë legjitimitetin e marë në këto zgjedhje nga ana e Qeverisë dhe opozitës, prap legjitimiteti është në anën e qeverisë. Nuk shoh zhvillime dramatike, besoj se situata do të rikthehet aty ku ishim para 2-3 javëve.
Sa i përket asaj se si do ta shohin Maqedoninë nga faktori ndërkombëtar, Thaçi thotë se kjo e dëmton Maqedoninë por gjithsesi janë bërë punë të mëdha për progres të vendit ndërsa për këtë thotë se edhe ai ka dhënë një kontribut sado të vogël.
“Është qëndrim i gabuar, përgjegjësitë janë të mëdhaja. Vetëm po u’a përkujtoj ku kemi qenë para gjashtë viteve. Janë bërë shumë punë dhe për këtë ka shumë aleatë tanë. Ndoshta unë jam më i vogli dhe me kontributin më të vogël por edhe unë kam dhënë kontribut si parti për të arritur deri këtu, shprehet lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.
Ndryshe sot Zaev ka ftuar në bisedime konsultuese të gjithë liderët e partive politike me të cilët ka koalicion në Qeveri. Në takim do të bisedihet dorëheqja e tij dhe me shumë mundësi përcaktimi i personit kush do ta pasojë atë në postin e kryeministrit.