Taravari e pranon: Kemi rënie prej 22 mijë votave (VIDEO)

I pyetur se si e sheh rezultatin zgjedhor të ASH-së, kryetari i Komunës së Gostivarit në emisionin debativ  Click Plus tha se rezultati nuk është doli sipas pritjeve të tyre.

Marketing

“Ne kemi pritur pak më shumë, nuk është se rezultati na pëlqen”, tha Taravari.

“Kemi një rënie të cilën duhet ta analizojmë, me siguri pas dy tre javësh do të kemi kuvendin qëndror, presim të dalin edhe rezultatet në Dibër, dhe pas asaj duhet t’i bëjmë analizat dhe natyrisht duhet të marrim masat që në të ardhmen t’i përmirësojmë që në të ardhmen të kemi një rezultat më të favorshëm se sa ky”, deklaroi Arben Taravari.