DASH: I ndjekim ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, vazhdon bashkëpunimi me Qeverinë

SHBA-ja pret që të vazhdojë bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut në fushën e interesit të përbashkët, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit (DASH)për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, duke u përgjigjur në kërkesën që ta komentojë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale të së dielës.

Marketing

“Ambasada e SHBA-së po monitoron zhvillimet pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe shpalljen e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Në deklaratë më tej thuhet se: “Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm dhe të vlerësuar në rajon dhe mezi presin që të vazhdojë të punojë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fushat me interes të përbashkët”.