Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka përkujtuar 32 vjetorin e rënies heroike të veprimtarive të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Ahmeti në faqen zyrtare të tij në Facebook ka shkruar:
Të paharrueshëm ndër breza të shumtë të kombit janë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, veprimtarët e kombit që 32 vite më parë ranë heroikisht në mbrojtje të idealeve të shenjta të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Atdhedashuria e tyre dhe e gjithë dëshmorëve u bë forca e bashkimit dhe frymëzimi i veprimit që Kosova jonë sot e lirë të ndërtojë të ardhmen e saj drejt përparimit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta! LAVDI!