Man Utd refuzon mundësinë e transferimit të Hazard

Sulmuesi belg pritet të largohet nga Real Madridi.

Eden Hazard duket se nuk është i lumtur te Real Madridi dhe ka kërkuar largimin, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi nuk po preferohet aspak nga trajeneri Carlo Ancelotti, andaj pritet që të largohet në merkaton e dimtrit ose të verës.

Klubi anglez, Man Utd i është ofruar mundësia e nënshkrimit të Hazard në janar.

Megjithatë, sipas ‘El Naciona’, “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar mundësinë e transferimit të belgut, pasi momentalisht janë të kompletuar në repartin e sulmit.

Real Madridi është e hapur për shitjen e Hazard, dhe mbetet të shihet se cilat ekipe do të shprehin interesim për shërbimet e tij.

Marketing