Andonovski nga VMRO-DPMNE: Askush nga ne nuk do të përdorë emrin e ri kushtetues

Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE, në paraqitjen e tij të sotme në “Click Plus” në TV21 tha se asnjëri prej tyre nuk do të përdorë emrin e ri kushtetues të vendit.

Marketing

“Me Marrëveshjen e Prespës, Zoran Zaev arriti të imponojë një emër të ri në Republikën e Maqedonisë. Ky është realiteti i dhimbshëm për qytetarët maqedonas… Ju jeni ata që e sollët këtë realitet të ashpër në Maqedoni, por askush nga ne nuk do ta përdorë këtë shtojcë, ky është fakt”, tha Andonovski.

Marketing