Nevojën që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë menjëherë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, theksoi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e gjashtë të Selanikut në Selanik, njofton MIA nga Athina.
“Për mua, pyetja nuk është nëse, por kur, dhe si hap i parë, do të rekomandoja fillimin pa vonesë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe dhënien e një regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës. Lajçak tha se kjo është e rëndësishme që rajoni ta shohë BE-në si një “partner serioz, të sinqertë dhe të besueshëm”, tha Lajçak