Kurti: Ende nuk ka drejtësi për Astrit Deharin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministra dhe shumë deputetë e anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe familjarë, sot kanë bërë homazhe te varri i ish aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, i cili sot pesë vite u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Marketing

Turmës të atyre që kishin ardhur për të bërë homazhe i printe vajza e të ndjerit, Arsa e cila në dorë mbante një lule që e vendosi te varri i babait të saj, ndërsa veshur kishte një bluzë me figurën e Astrit Deharit.

Kurti me këtë rast tha se sot janë bërë pesë vite pa Astritin dhe pa drejtësi për vrasjen e tij.

Kryetari i Lëvizjes. Vetëvendosje, Albin Kurti tha nuk janë të qetë derisa përderisa nuk ka drejtësi për Astritin.

“Sot janë mbushur 5 vjet pa Astritin, me shumë mall, dashuri e krenari e kujtojmë për punën e angazhimin , kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin janë edhe 5 vjet pa drejtësi për Astritin. Ai u mbyt në burgun e Prizrenit me 5 nëntor 2016, dhe sot e kësaj ditë ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe nuk është zbardhur e vërteta për të vërteta për të. Astrin e kemi pasur shok të ngushtë, i cili ka qenë shembull për aktivizimin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë. Ne ja kemi borxh edhe Asritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet të bëjmë reforma të thella në sistemin e drejtësisë, edhe për viktimat e krimeve të kryera të kryera gjatë luftës nga Serbia , edhe për viktimat krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg”, u shpreh Kurti.

Më 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.