Kryetarja e Komisionit Lokal Zgjedhorë në Kërçovë, Afije Jponuzi Ismaili sot i dorëzoi Fatmir Deharit mandatin e ri për kryetari të Komunës së Kërçovës, përcjell 21TV.
Dehari tha se do të vazhdojë me përkushtim punën e kryetarit të Komunës.
“Do të vazhdoj me përkushtimin më të madh, me profesionalizmin më të madh, me transparencën më të madhe, të realizojë premtimet që iu kam dhënë”, tha Dehari.
I pyetur se si i komenton deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev në ClickPlus, i cili tha se ka marrëveshje që sekretari në këtë komunë t’i takojë LSDM-së, Dehari tha nuk ka marrëveshje të tillë.
“Meritokracia në këtë komunë ka qenë një nga vlerat e veçanta. Nuk kam bërë marrëveshje të tilla. Do të vazhdojmë me të njejtën mënyrë të punës, duke vlerësuar ata që kontribojnë në administratën komunale”, tha mes tjerash Dehari.