Menduh Thaçi: Unë jam njeri i ndershëm, nuk e kam tradhtuar Azem Sadikin

“Me rëndësi është që ne fituam, gjithçka tjetër është e parëndësishme”, kështu e komentoi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi kalimin e Azem Sadikit në radhët e ASH-së, duke shtuar se ai është njeri i ndershëm dhe se nuk tradhton.

Marketing

“Me rëndësi është që Azemi ka fitu, këto të tjerat janë të parëndëishme. Merreni me mend mos të kishte fitua, sa do të ishin akuzat e treta, kjo është e rëndësishme, tjerat janë të parëndësishme. Me rëndësi është se Azemi ka fitua, krejt Studeniçani e din se mos me pas dasht ky gjoks, Azemi nuk fitonte, por unë jam njeri i ndershëm dhe nuk tradhtoj”, tha Thaçi.

Sipas kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi nuk do të ketë tronditje brenda shumicës parlamentare.

“Nuk do të ketë tronditje brenda shumicës parlamentare. Besa është e tronditur me rivotimin në Zhelinë, por deputetët e BESËS janë deputetë të LSDM-së, formalisht dhe jo formalisht”, tha Thaçi