Në kuadër të #COP26, ministri I ekologjisë, Naser Nuredini realizoi takim edhe me Rafael Mariano Grossi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Në takim diskutuan për perspektivat e energjisë bërthamore, veçanërisht për teknologjitë e reja siç janë reaktorët e vegjël modular #SMR dhe rolin e teknologjive bërthamore në përshtatjen klimatike. #Atoms4Climate.
Është paralajmëruar edhe një takim në Agjencinë e Energjisë Atomike për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushën e teknologjive për menaxhimin me ndotjen e ajrit dhe mjekësisë bërthamore.