Prokuroria themelore publike në Shkup ka ngritur procedurë, kundër dy personave për shkak të kërcënimeve ndaj një biznesmeni, me fakte të rreme se do të ndërpresin procedurë jo ekzistuese ndaj tij, duke krijuar kallëzime të rreme, teksa për shërbimin kanë kërkuar 75 mijë euro.
Më 3 nëntor ,i dyshuari i parë është takuar me personin e dëmtuar dhe prej tij ka marrë 5 mijë euro për shërbimin e premtuar.
“I dyshuari i parë me qëllim të përfitimit pronësor të kundërligjshëm, ka treguar fakte të rreme sipas të cilave gjoja ka pasur informacione se PTHP për krim të organizuar dhe korrupsion udhëheq procedurë kundër më shumë personave fizik dhe juridik. Fillimisht nga gjoja një I dyshuar , ka kërkuar 45 mijë euro të cilat do të paguhen në disa pjesë për ti shfrytëzuar lidhjet e tyre që gjoja i ka me personat zyrtarë-hetues në prokurori për t’u ndërprerë procedura”.
Gjykata penale, për të dyshuarin e parë, për mashtrim ka shqiptuar 8 ditë paraburgim ndërsa masë kujdesi për të dyshuarin e dytë për paraqitje të rreme.
“Gjykatësi me procedurë paraprake me vendimin e bazuar në propozim ,miratoi vendim me të cilin pranoi propozimin dhe personit me iniciale M.M i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh, ndërkohë të dyshuarit me iniciale V.S i caktoi masë kujdesi. “thonë nga Gjykata penale.
Nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) I demantojnë pretendimet për arrestimin dhe përfshirjen në këtë rast të të punësuarve të saj, të publikuara ditë më parë në disa media.
“Duke i respektuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, përgënjeshtrojmë si plotësisht të pasaktë informacionin se dikush nga punonjësit e Agjencisë është i angazhuar si hetues i Prokurorisë Publike, konform nenit 50 të Ligjit për Procedurën Penale.”, thonë nga Agjencia për Siguri Kombëtare. Paraprakisht Prokuroria themelore publike kishte kërkuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.