Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një fotografi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Në mbishkrimin e fotografisë Mexhiti shkruan: “Në kohëra të mira dhe në kohëra të vështira, gjithmonë të reshtuar pas Liderit Ahmeti”!
Kujtojmë që sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari, sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe Dimitar Apasiev nga “E Majta”, u mblodhën në Kuvend dhe konfirmuan që kanë shumicë të re parlamentare. I pari që e bëri të ditur ishte Mickoski duke shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, ndërsa më pas edhe Taravari dhe Apasiev duke dal nga Kuvendi për mediat deklaruan se kanë shumicë të re parlamentare.