Çka thoshte Hoxha për Apasievin: Ai është anti-shqiptar dhe anti-amerikan

Partitë opozitare sonte kanë bërë shumicë të re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në takimin që u zhvillua sonte mes Hristijan Mickovskit, Afrim Gashit, Arjanit Hoxhës, Arben Taravarit, Halil Snopces dhe kontraversit Dimitar Apasiev, ata së bashku kanë konfirmuar për një shumicë të re në Kuvend.

Më poshtë po ju sjellim edhe deklaratën e Arianit Hoxhës i cili e ka thënë kohë më parë, por që sonte ka ndryshuar komplet qëndrimin e tij dhe partisë së tij për të lidh besën me anti-shqiptarin dhe anti-amerikanin Dimitar Apasiev.

“Unë e them tash për hërë te parë se shumicë të re parlamentare dhe me vota qe varen nga një parti siç është Levica e cila në proggramin e saj taksativisht ka qasja anti-amerikane, anti-shqiptare ne nuk mund të hyjmë që të bisedojmë dhe nuk mund të lejojmë që një qeverisje tillë të varet nga një parti politike e cila është distruktive e cila e dijmë se në çfarë kahje do ta shpjerë shtetin”, ka theksuar kohë më parë Arianit Hoxha./TetovaSot.