Ali Ahmeti: Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje

Pas marrëveshjes së partive opozitare në mes VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Besës dhe Levicës për shumicë të re parlamentare, vjen edhe reagimi i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Marketing

Ai përmes një postimit ka theksuar se BDI-ja së bashku me LSDM-në janë në kontakt intenziv pas gjendjes së krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit.

“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intensiv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-në, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe”, thekson Ali Ahmeti.

Ahmeti poashtu theksoi se janë duke zhvilluar kontakt për gjendjen e krijuar me SHBA-në, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

“Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian. Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.
Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim”, theksoi Ahmeti.

Ai poashtu porositi se për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht, duke e përfunduar porosinë e tij

“Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje”